Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat
Ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Sipas SHMU-së, në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24...
Burimi:
javanews.al