Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Ditën e sotme (19 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas SHMU-së, mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1 ballë.