Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash
Për ditën e sotme (20 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët do jenë prezentë në orët e mesditës në relievet malore në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
Burimi:
javanews.al