Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë
Për ditën e sotme (25 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 16 m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Burimi:
javanews.al