Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Ditën e sotme (2 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1 ballë. Temperaturat maksimale do të shënohen në vlerën 20-21 gradë celcius.