Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Moti për ditën e sotme (24 shkurt) parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.