Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Disa zona problematike, por situata në përmirësim/ Si paraqitet gjendja në Gjirokastër?
Prefektura e Qarkut Gjirokastër ka dhënë sot, më 9 janar 2026, një pasqyrë të detajuar për situatën e përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe dëbora në qytet dhe zonat përreth. Sipas raportit ditor të prefektit, disa akse rrugore janë rikthyer në normalitet, ndërsa disa ura dhe rrugë malore mbeten problematike dhe kërkojnë ndërhyrje të mëtejshme. Në Bashkinë Gjirokastër, raporti njofton se “aksi rrugor Kolonjë–Golëm është në normalitet, pasi u larguan inertet nga firma që rikonstrukton këtë aks rrugor”. Megjithatë, vijon puna për normalizimin e situatës në kilometrin 17 të aksit Gjirokastër–Tepelenë, ku erozioni i argjinaturës së lumit Drino ka krijuar problematika. Raportohet gjithashtu se në fshatin Dhoksat, Njësia Administrative Lunxhëri, ditën e sotme filloi puna për hapjen e rrugës,...