Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Të dhënat nga INSTAT mbi statusin civil nxjerrin një hartë me kontraste të forta mes qarqeve të vendit, ku martesa dhe divorci nuk shpërndahen njësoj në të gjithë Shqipërinë. Nëse disa qarqe shfaqin një profil më të lartë të jetës familjare të konsoliduar, të tjera dallojnë për një peshë më të madhe të divorceve në raport me popullsinë. Sipas përllogaritjeve për 1,000 banorë, Vlora rezulton qarku me normën më të lartë të personave të divorcuar, me 21.2 të divorcuar për çdo 1,000 banorë. Menjëherë pas saj renditet Gjirokastra me 18.7, më tej Berati me 16.9, Korça me 16.1 dhe Tirana me 15.7 të divorcuar për 1,000 banorë. Në skajin tjetër të tabelës qëndron Kukësi, me vetëm 5.8 të divorcuar për 1,000 banorë, niveli më i ulët në vend. Edhe...