Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas/ INSTAT: Shumica e emigrantëve, në Itali dhe Greqi
Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milione shtetas gjatë vitit 2025. Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Diaspora e shqipërisë” ku është përllogaritur popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit dhe rezulton se Italia dhe Greqia kanë numrin më të lartë të emigrantëve ndjekur nga Gjermania Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë. Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë. Raporti veçon edhe komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili përllogaritet në rreth 206 mijë persona. Sipas të dhënave të Instat rreth gjysma e lejeve të qëndrimit në vendet europiane ëshët dhënë...