Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani në qytetin e Vlorës ka sjellë reagime nga dhomat vendore të avokatisë në Vlorë dhe Fier, të cilat kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar hetim të shpejtë e vënien para përgjegjësisë të autorëve. Në një komunikatë për shtyp Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë e ka cilësuar dhunimin e avokatit një akt të patolerueshëm duke shprehur shqetësim të thellë për rastet e përsëritura të dhunës që, sipas saj, po cenojnë sigurinë e profesionistëve dhe qytetarëve në qytet. “Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për çdo akt dhune që cenon integritetin dhe sigurinë e profesionistëve dhe qytetarët të saj. Është e patolerushme që në qytetin e Vlorës ka raste të përditshme të ushtrimit të dhunës ndaj profesionistëve...