Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese
Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një rritje të pazakontë të nivelit të detit, duke shkaktuar shqetësime te banorët e zonës. Sipas raportimeve, niveli i ujit ka kaluar mbi 1.5 metra si pasojë e baticës së theksuar, ndërsa dallgët e forta kanë depërtuar në objektet përgjatë bregdetit. Për pasojë, disa biznese dhe banesa janë përmbytur. Paraprakisht besohet se fenomeni lidhet me shkaqe natyrore, si batica e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme dhe det të trazuar me dallgë të larta.
Burimi:
javanews.al