Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda
Policia e Elbasanit njoftoi se ka marrë masa pas njoftimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për bllokimin e lëvizjes në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” ku pati rrëshqitje të dheut. Policia njoftoi se ka ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë. Po ashtu, janë ngritur disa pika kontrolli dhe janë shtuar shërbimet e Policisë Rrugore për devijimin e ndalimin e këtyre mjeteve. “Po bashkëpunohet me strukturat përgjegjëse për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren”, njoftoi policia. Uniformat blu të Elbasanit njoftojnë se do të jenë të pranishme 27/7 në zonë, me qëllim parandalimin e rrezikut. “Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për mirëkuptim dhe për respektim rigoroz të...
Burimi:
javanews.al