Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po hyjnë në jetën e përditshme të çifteve urbane, si shenjë e një ekonomie më personale. Në kushtet ku në vitin 2024, 1 në 3 martesa përfunduan në divorc, kush i bën kontratat paramartesore në Shqipëri dhe a është ende një tabu? Në një kohë kur dashuria deklarohet në Instagram, pasuria matet në metra katrorë dhe divorci ka pushuar së qeni fundi i botës, çiftet po zbulojnë se romantizmi nuk e përjashton planifikimin. Përkundrazi. Kontrata paramartesore, dikur e konsideruar si një fyerje ndaj ndjenjave, po shfaqet sot si aspekt i ri i martesës moderne. Jo për të parashikuar ndarjen, por për ta bërë bashkimin më të menaxhueshëm. Në Shqipëri, kontratat paramartesore po hyjnë ngadalë në fjalorin...