“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

Kryeqyteti i bukur shqiptar, Tirana ka gjithçka që i duhet një pushuesi për një përvojë autentike dhe të gjallë, shkruan Holly Kintuka në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Kryeqyteti i bukur evropian është shpallur si një nga destinacionet kryesore për vitin 2026 nga kompania ajrore “Ryanair”. Linja ajrore ka përpiluar një listë me pesë vendet më të mira për të vizituar këtë vit, ndërsa miliona turistë britanikë planifikojnë udhëtimin e tyre të radhës. Evropa ka vende të shumta mahnitëse pushimesh, që do të thotë se shumë prej tyre mbeten të fshehura dhe kryesisht të panjohura për shumicën e turistëve, përfshirë perlën e fshehur të Shqipërisë, Tiranën. Sipas “Ryanair”, qyteti i bukur evropian ia vlen të vizitohet për disa arsye. “Kryeqyteti i...