CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë
Në një artikull analitik me titull “Më shumë amerikanë po zhvendosen në Evropën Qendrore dhe Lindore”, platforma CNN Travel i ka kushtuar një theks të veçantë Shqipërisë, duke zbërthyer arsyet e këtij fenomeni në rritje. Sipas autores Blane Bachelor, ndërsa për dekada ëndrra evropiane e qytetarëve amerikanë lidhej ngushtë me metropole si Parisi, Roma apo Barcelona, rritja e kostove të jetesës dhe shtrëngimi i politikave të vizave po i shtyn ata të zbulojnë një alternativë të re në Gadishullin Ballkanik. Dëshira e shtetasve amerikanë për t’u zhvendosur jashtë vendit po arrin shifra rekord. Ky trend nxitet nga kërkimi për siguri publike, kosto më të ulëta jetese dhe një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës private. Pikërisht në këtë kontekst, Shqipëria po del në...
Burimi:
javanews.al