Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mori pjesë këtë të enjte në takimin e shpalljes së 3 thirrjeve për aplikime mbi projektet e kërkimit shkencor. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se kërkimi shkencor dhe të dhënat që prodhohen prej tij, duhet të përkthehen në një realitet të prekshëm dhe të reflektojnë impakt në politikbërje, ekonomi, ndryshime ligjore dhe në aktivitete të tjera të vendit. “Kur vijmë tek misioni dhe tek roli që ka universiteti, është universitet publik apo si si iniciativë e një ekosistemi me financime private, në fund matemi me misionin dhe detyrën që kemi. Dhe për nga mision jemi të gjithë publikë. Ky takim sot ka qëllim kryesor promovimin e thirrjeve të sapohapura. Janë 7 milionë euro të destinuara nga buxheti i shteti...
Burimi:
javanews.al