Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë
Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë, duke vënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa. Situata është përkeqësuar gjatë natës, kur niveli i ujit ka vijuar të rritet, duke detyruar banorët të qëndrojnë në gatishmëri të plotë mes frikës dhe pasigurisë. Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa disa familje shprehen të shqetësuara për fatin e njerëzve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet për shkak të izolimit të zonës nga uji. Banorët tregojnë se përmbytja ka ardhur papritur, duke mos u lënë kohë të shpëtojnë orenditë shtëpiake apo bagëtitë. Në zonë kanë mbërritur forcat e...
Burimi:
javanews.al