Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh.  Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie.  “Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.  Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.  Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.