Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike! Prindërit kanë dështuar! Shteti të bëjë detyrën!!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për përhapjen masive të përdorimit të duhanit elektronik tek fëmijët dhe të miturit në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si tejet shqetësuese për shëndetin publik dhe sigurinë e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se pajisjet e duhanit elektronik po mbahen dhe përdoren nga fëmijët “gjatë gjithë ditës”, duke krijuar një ritual varësie, ndërkohë që produktet shiten lirshëm në dyqane, kioska dhe pika tregtimi në Tiranë. Postimi i plotë i Erion Braçes: Për shëndetin e fëmijëve; ky është duhani elektronik! Ja keni parë fëmijët ta mbajnë gjithë ditën nëpër duar, ta thithin si robotë në një ritëm varësie? Domosdo që e keni parë! Lexojeni pak pjesën e rrethuar; “Mos e gëlltisni e mos e çmontoni. Ky produkt përmban një pjesë...