Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit
Rikthimi i reshjeve të borës mëngjesin e kësaj të mërkure, ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore në vend, duke përfshirë edhe Dibrën. Emergjencat Civile kanë bërë me dije se aktualisht aksi Peshkopi – Tiranë (Rruga e Arbrit) është e kalueshme, mirëpo ka probleme në një segment që fillon nga pishat e Bulqizës deri tek tuneli T7 në Qafën e Buallit. Kjo për shkak të erës që grumbullon dëborën në trupin e rrugës. Ndërkohë, aksi Peshkopi – Kukës si dhe aksi Ura e Çerenecit-Librazhd, raportohet se janë të kalueshëm me zinxhirë. Trashësia e borës varion nga 5 cm në qytet deri në 15 cm në zonat mbi 800 m mbi nivelin e detit. Nuk janë raportuar probleme nga zonat e thella. Sjellim ndërmend se më herët mëngjesin e sotëm, Policia e...
Burimi:
javanews.al