Bllokohet segmenti Bogë – Qafë Thore – Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës

Bllokohet segmenti Bogë – Qafë Thore – Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, do të bllokohet gjatë natës segmenti rrugor Bogë, Qafë Thore- Theth. Policia e Shkodrës njofton se rruga do të bllokohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike. Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes, ndërsa do ketë kalimeve vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore. “Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi...