Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas
Rruga Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar në të dyja drejtimet. Shkak është bërë një rrëshqitje e masivit të dheut dhe e gurëve nga mali në vendin e quajtur Dragostunjë. “Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve”, njoftoi policia. Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që duan të shkojnë drejt Korçës ose anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.
Burimi:
javanews.al