Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen
Për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat thuhet se në këtë aks do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e policisë. Pikat kufitare do të orientojnë drejtuesit që të mos vijojnë lëvizjen në këtë segment. Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. Në zbatim të këtij vendimi: – Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve,...
Burimi:
javanews.al