Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte
Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor që lidh Tunelin e Llogarasë me Dhërmiun dhe Himarën është bllokuar ditën e sotme, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve në zonë. Shkak për këtë situatë është bërë procesi i punimeve për zgjerimin e rrugës në zonën e Palasës. Sipas gazetares sw RTSH 24, firma kontraktore që po kryen punimet ka përdorur lëndë plasëse për të shkëputur një masiv shkëmbor, pjesë e projektit për hapjen e trasesë së re. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me dinamit, një sasi e madhe inertesh dhe gurësh ka përfunduar në rrugën ekzistuese, duke e bërë atë të pakalueshme për momentin. Kjo ka sjellë paralizimin e lëvizjes në këtë segment të rëndësishëm turistik dhe strategjik për zonën e Bregut. Situata...
Burimi:
javanews.al