Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Pezullimi pa afat i qarkullimit të automjeteve në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd–Korçë, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, ka lënë qindra drejtues mjetesh dhe pasagjerë të bllokuar në të dyja anët e aksit. Mes tyre ka familjarë me fëmijë të vegjël, të moshuar dhe drejtues mjetesh transporti që prej orësh presin një zgjidhje, ndërsa situata paraqitet e pasigurt për shkak të çarjeve të thella në trupin e rrugës. “Jemi nisur që në mëngjes drejt Korçës dhe kemi mbetur këtu pa asnjë informacion të qartë. Na thanë që rruga është mbyllur pa afat. Nuk dimë nga të kalojmë,” shprehet një drejtues automjeti, i cili tregon se ka mbi tri orë në pritje. Një tjetër qytetar, që udhëtonte...