Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore
Ka nisur zyrtarisht puna për demontimin e urës së Dragostunjës në “Arrat e Gurrës”, aksi Librazhd–Prrenjas, pas dëmtimeve të rënda shkaktuar nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës. Struktura u bë e rrezikshme për qarkullimin, pasi zhvendosja e rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e bënë të pamundur çdo riparim. Procesi po kryhet me mjete të rënda dhe masa të rrepta sigurie, ndërkohë që terreni vijon të jetë i paqëndrueshëm. Shembja e urës ka shkaktuar devijime trafiku dhe izolim të përkohshëm të disa komuniteteve. Autoritetet po planifikojnë ndërtimin e një ure të re, më të qëndrueshme dhe të përshtatur me kushtet gjeologjike, ndërsa banorët kërkojnë transparencë mbi afatet dhe garanci për një zgjidhje afatgjatë. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kreu i ARRSH-së Ami Kozeli premtoi në konferencë...
Burimi:
javanews.al