Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Për më shumë se katër muaj lëvizja me këtë mjet elektrik në rrugët e kryeqytetit të Tiranës përbën vepër penale, e cila çon deri në sekuestrimin e mjetit. Ishte ky vendimi i Ministrisë së Brendshme në mesin e muajit tetor 2024, i cili ndaloi qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike me synimin se do të duhej një afat kohor për përpunimin e një ligji i cili do të rregullonte pikërisht qarkullimin. Por sot, mbas katër muajsh, ligji mungon dhe u bë shkak pikërisht kjo mungesë e ligjit që përdoruesit e monopatinave dhe aktivistë të ndryshëm të protestojnë përpara dyerve të Ministrisë së Brendshme. “Unë kam një biznes të vogël, shërbim klienti që mua më ka falimentuar fare me këtë me këtë vendim që...