Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht mjetet e rënda, janë kthyer nga Qafë Thana në drejtim të Bllatës dhe nëpërmjet rrugës së Arbrit drejt Tiranës e Durrësit. Vetëm dy ditët e fundit, janë përpunuar rreth 400 kamionë, të cilët vijnë nga Greqia, Turqia, Bullgaria e Maqedonia e Veriut. Janë me qindra kamionë që presin radhën për t’u përpunuar, por kapacitetet përpunuese janë të vogla. Mungesa e një terminali doganor, numri i vogël i doganierëve dhe agjentëve doganorë, numri i ulët i kontrollorëve të policisë dhe mungesa e kabinave vështirësojnë situatën dhe krijojnë radhë të gjata, raporton gazetari i Klan News, Neki Feta. Dogana e Bllatës, pas...