Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora
Bie niveli i prurjeve në Vjosë, ujërat kanë nisur të tërhiqen, ndërsa të mbuluara nga uji janë 80 banesa në fshatin Ferras. Gjatë mbrëmjes u ndërhy për të evakuuar banorët e fshatit Martin, ku uji arriti në 30 centimetra. Sipas Emergjencave Civile në Prefekturën Fier, 200 hektarë toka bujqësore ndodhen nën ujë dhe 18 persona janë evakuuar. Qarkullimi në zonën e Llogorasë ka probleme për shkak të borës së rënë dhe ngricave në rrugë. Policia u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Nga ana tjetër, në tunelin e Llogorasë mëngjesin e sotëm ka mungesë të energjisë elektrike. Në Durrës janë evakuuar deri tani 800 banorë, të cilët janë akomoduar në hotele. Në tre ditë pune, grupet e verifikimit kanë inspektuar 1,312 banesa, dhe në...