Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

Kurba e infektimeve me grip në vend ka rënë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i infeksioneve respiratore ka zbritur në rreth 13 mijë raste në javë, ndërsa përgjysmim ka pasur edhe të shtrimeve spitalore. Megjithatë, epidemiologu Artan Simaku,  thotë se gripi nuk ka ikur ende, dhe parashikohet të zgjasë  deri nga mesi i muajit mars. Sipas Simakut në Janar është shënuar edhe rasti i parë për këtë vit i humbjes së jetës nga gripi, te një pacient i rënduar nga sëmundjet bashkëshoqëruese i infektuar nga gripi. “Numri i ifeksioneve ka pësuar rënie duke shkuar në 13 mijë raste në javë. Kemi përgjysmim të shtrimeve, rreth 60 shtrime javore tek të rriturit në QSUT, por, megjithatë, gripi nuk ka ik nga qarkullimi. Fatalitet 1 rast,...