Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Qindra besimtarë ortodoksë në qytetin e Vlorës kanë marrë pjesë këtë të premte në ceremoninë e shenjtë të daljes së Epitafit, një nga ritualet më të rëndësishme që paraprin festën e Pashkëve Epitafi, i mbajtur nga klerikët dhe i shoqëruar nga besimtarë të shumtë, u përcoll me solemnitet, ndërsa policia ishte e pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Me qirinj në duar dhe në një atmosferë përkushtimi, qytetarët ndoqën këtë traditë të përvitshme, e cila simbolizon dhimbjen dhe shpresën për ringjalljen e Krishtit. Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Riteve të organizuara në Katedralen...