Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri
Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkën, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Kremtimet nisën mbrëmjen e së Shtunës së Madhe, që i paraprin Natës së Shenjtë të Pashkës, ku besimtarët pritën aktin më të rëndësishëm të festës: ngjalljen e Jezu Krishtit. Në Katedralen e Shën Palit, ceremonia u zhvillua në një atmosferë të veçantë, mes lutjesh dhe këngësh liturgjike, teksa Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij vuri theksin te paqja, dashuria dhe solidariteti si vlera themelore që duhet të udhëheqin shoqërinë. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kishat e kryeqytetit dhe të gjithë vendit u mbushën me besimtarë, të cilët morën pjesë në meshën solemne të organizuar me rastin e ringjalljes...
Burimi:
javanews.al