Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot në 22 mars besimtarët bektashinj për Sulltan Nervuzin, një festë që shënon për ta fillimin e një viti të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut. Me këtë rast, Presidenti i Republikës zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit i përcolli urime të përzemërta. Kreu i Shtetit uroi që kjo ditë të shërbejë si thirrje për më shumë shpresë, harmoni e mirëkuptim në të gjithë shoqërinë shqiptare. “Gëzuar Sulltan Nevruzin! Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë...