Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin
Në prag të ndërrimit të viteve, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani shtroi drekë me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre që frekuentojnë çdo ditë qendrat sociale. Ristani përcolli edhe një falënderim special për stafin mësimor për punën e bërë gjatë gjithë vitit. Ajo bëri edhe një apel për fëmijët për të qenë sa më shembullorë në sjellje, me urimin për një vit të ri sa më të bukur bashkë me familjarët e tyre. “I urojmë të gjithë zyshave, gëzuar vitin e ri. Shumë faleminderit për punën tuaj. Pëveç zyshave, një falënderim special për të gjithë mamat që i shoqërojnë. Të gjithë ata të shtëpisë, që ju duan kaq shumë sa zyshat këtu dhe mezi presin që ju të kënaqeni...