Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Policia Bashkiake, nën drejtimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka ndërmarrë një aksion të menjëhershëm në zonën e ish-Bllokut për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga disa biznese. Gjatë kontrollit në terren, u konstatua se subjekte të ndryshme kishin zaptuar hapësirat publike duke vendosur karrige, tavolina dhe elementë të tjerë pa respektuar rregullat dhe kufijtë e përcaktuar. Si pasojë, strukturat e Bashkisë së Tiranës ndërhynë menjëherë duke i hequr dhe sekuestruar këto pajisje. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj theksoi se hapësirat publike janë pronë e përbashkët dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo të zihen në mënyrë abuzive nga subjekte të caktuara. “Sot ne kemi filluar një aksion në të gjithë Tiranën ku do të shikojmë...