Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë

Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë

Forumi i Dytë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, duke vënë në fokus mbështetjen dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri. Në fjalën e hapjes, organizatori i forumit dhe njëherësh presidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze, z. Avni Ponari, theksoi se interesi i sipërmarrësve japonezë për Shqipërinë është konkret dhe në rritje, duke konsideruar forumin si platforma ideale për kthimin e ideve të biznesit në aksione konkrete për të dy vendet. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimi, nënvizoi potencialin e Shqipërisë si portë për investimet japoneze drejt rajonit dhe Evropës, duke shtuar se integrimi në BE rrit standardet dhe tërheq investitorë seriozë. Kryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehu mbështetjen parlamentare për forcimin e bashkëpunimit dypalësh....