Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

Një në tre shqiptarë e konsideron ekonominë e vendit si një mjedis të pasigurt. Ky është shqetësimi që ngrihet nga raporti i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili nxjerr në pah një hendek të thellë mes shifrave zyrtare të rritjes dhe asaj që ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre. Sipas anketimit të fundit të Barometrit të Ballkanit, 33.5% e shqiptarëve deklarojnë se nuk ndjejnë siguri në ekonominë e vendit të tyre. Ky grup qytetarësh e sheh të ardhmen me dyshim, i ndikuar nga rritja e kostove të jetesës, paqëndrueshmëria e tregut si dhe korrupsioni. Por shoqëria shqiptare duket e ndarë më dysh. Ndërsa një e treta është e pasigurt, 16.3% janë neutralë, dhe rreth 50% e popullsisë shprehen se ndihen të sigurt, duke...