Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë
Banorët e fshatit Tërpan në bashkinë e Poliçanit kanë dalë në protestë. Ata kanë bllokokuar rrugën nacionale Tërpan-Përmet për rreth 1-orë, me shpresën se shqetësimet e tyre do të zgjidhen. Sipas tyre rruga hyrëse e fshatit është ngushtuar dhe ata nuk po hyjnë dot në shpëpi dhe në plantacionet me ullinj, ndërsa janë bllokuar edhe kanalet kulluese duke bërë që ujrat të vërshojnë nëpër fshat. Banorët bëjnë apel për marrjen e menjëhershme të masave për hapjen e rrugës së fshatit,që të mund të futen lehtësisht me mjete drejt shtëpive dhe me mjete bujqëore drej tokave me pemë. Administratori i Njësisë Administrative Tērpan, Fatmir Çela, ka pohuar se banorët kanë të drejtë,pasi prej disa ditësh punimet e firmës kanë bllokuar e ngushtuar rrugën dytësore në fshatin...
Burimi:
javanews.al