Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë protestat kundër resortit turistik që parashikohet të realizohet në zonën bregdetare mes Ranës së Hedhun dhe Baks-Rrjollit. Ditën e sotme, më 5 shkurt, banorët janë paraqitur para SPAK-ut për të protestuar dhe për të kërkuar zgjidhje për shqetësimet e tyre. Sipas tyre, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë sqarime të qarta lidhur me statusin e tokave dhe procedurat e miratimit të projektit. Banorët kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Projekti turistik në këtë zonë parashikon ndërtimin e strukturave akomoduese dhe vilave turistike. Pas paraqitjes në SPAK, avokati përfaqësues i banorëve të Baks-Rrjollit deklaroi se Prokuroria e Posaçme nuk ka marrë ende përgjegjësinë për...