Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave
Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës. Banorët deklarojnë se kanë dokumentacionet e duhura se tokat janë në pronësi të tyre brez pas brezi që nga vitet 1930-të, ndërsa shprehen se Gjykata dhe Prokuroria e Shkodrës nuk i kanë hetuar si duhet kallëzimet e tyre. Për të dytën herë, ata janë drejtuar përmes një proteste përpara SPAK prokurorëve, që të marrin në dorë dosjen. Ata kërkojnë nga SPAK verifikimin e punës së prokurorëve e gjykatës së Shkodrës dhe të vërtetohet se pronat janë në pronësi të tyre dhe jo të një personi që u ka dhënë ato një investitori që ky i fundit të ndërtojë një resort turistik në fshatin e...
Burimi:
javanews.al