Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë kanë dorëzuar sot në Bashkinë Bulqizë një peticion kundër ndërtimit të hidrocentralit, vetëm pak minuta përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku pritej të diskutohej çështja. Dokumenti mban rreth 350 nënshkrime të banorëve dhe pronarëve të tokave që preken drejtpërdrejt ose indirekt nga projekti. Në kërkesën e tyre, banorët theksojnë se deri më tani nuk është zhvilluar asnjë proces i rregullt konsultimi publik dhe se dokumentacioni teknik e mjedisor nuk u është vënë në dispozicion. Ata paralajmërojnë se mosrespektimi i procedurave ligjore mund të sjellë pasoja të pakthyeshme për mjedisin dhe jetën sociale të zonës, duke rrezikuar përshkallëzim të konfliktit. Komuniteti kërkon që çdo vendim për ndërtimin e HEC-it të merret vetëm pas publikimit të raportit të Vlerësimit të Ndikimit në...