“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se autoritetet janë drejt përfundimit të evakuimeve në zonat Ferras dhe Fitore, në të dy anët e grykëderdhjes së Vjosës, për shkak të rritjes së prurjeve të ujërave dhe reshjeve intensive. Ai theksoi se prioritet u është dhënë familjeve me fëmijë, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë ndërhyrjet edhe në zona të tjera të rrezikuara në vend, në kushtet e parashikimeve për reshje dhe erë të fortë gjatë ditëve në vijim. “Jemi duke përfunduar evakuimet në Ferras dhe në Fitore nga të dyja anët e grykëderdhjes së Vjosës. Evakuimi është shpallur që në orët e mëngjesit, por sigurisht që kemi pasur edhe refuzime të mirëkuptuara nga banorët. Kemi pasur përparësi nëna...