Banorët dalin në protestë për përmbytjet e përsëritura, bllokohet rruga Laç-Mamurras
Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrugë nga vërshimi i ujërave. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të autoriteteve lokale dhe qendrore, ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Laç-Mamurras, ku nuk munguan as përplasjet. Sipas banorëve, përmbytjet e përsëritura shkaktohen nga mungesa e ndërhyrjeve në pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese, duke bërë që zona të përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu. Në mbështetje të protestës ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, i cili u shpreh se Kurbinin e kanë lënë “në mëshirë të fatit” dhe se situata është e papranueshme për banorët. Gjormi mbetet një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Bashkinë Kurbin....
Burimi:
javanews.al