Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Nga Dr. Besarta Tafa, Pedagoge e biznesit digjital Teksa gjithnjë e më shumë shërbime po kalojnë online, edhe bankat po ndryshojnë mënyrën si funksionojnë. Bankat digjitale – që operojnë pa degë fizike dhe ofrojnë shërbime përmes aplikacioneve – shpesh shihen me dyshim në vende ku njerëzit janë mësuar të flasin drejtpërdrejt me bankierin e tyre. Por pyetja e vërtetë nuk është nëse ky model ka sfida. Çdo model i ri i ka. Pyetja është nëse këto sfida janë menduar dhe zgjidhur që në fillim. Në thelb, një bankë digjitale është si çdo bankë. Ajo funksionon me të njëjtat rregulla dhe mbikëqyrje si çdo bankë tjetër. Ofron llogari, pagesa dhe shërbime financiare njësoj si bankat tradicionale. Dallimi është te mënyra si klienti e përjeton shërbimin. Në...