Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

Moti i keq që ka përfshirë disa zona të vendit ka vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse. Krahas ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe përpjekjeve për largimin e ujit nga zonat e përmbytura, po punohet edhe për garantimin e furnizimit me energji elektrike dhe qarkullimit normal në akset rrugore. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për të minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike. Ajo deklaroi se nata e kaluar ka qenë sfiduese për të gjitha njësitë operative, të cilat kanë qenë në krye të detyrës pa ndërprerje. “Natë sfiduese për të gjitha njësitë operative të terrenit, që janë në...