“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

Belakis mban emrin e frymëzuar nga një mbretëreshë arabe, por jeta nuk e ka trajtuar aspak si të tillë. Përkundrazi, gjithçka ajo mban mend, është sakrificë dhe stërmundim i vazhdueshëm. Rrëfimi i saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me kujtimet e një shtëpie në Spitallë të Durrësit ku jetonte me prindërit, dy xhaxhallarët dhe gjyshen. Barra e shtëpisë dhe menaxhimit të ekonomisë familjare i kishte rënë nënës së saj që mundohej ta fshihte para fëmijëve atë që ndiente. Pavarësisht kësaj, ata ia lexonin ankthin dhe stresin çdo datë 5, kur priste me padurim të hynte i shoqi në derë. Belakis: Çdo datë 5, babi vonohej. Ishte data kur merrej edhe rroga dhe mami ishte ajo që priste...