Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.  Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe, pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite, ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.  Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.