ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”
Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) Ami Kozeli, njoftoi se të hënën do të nisë përcaktimi i afateve për ndërtimin e rrugës alternative në trupin lumor, pranë hekurudhës, duke u bazuar në rezultatet e sondazheve gjeologjike dhe mobilizimin e plotë të kontraktorëve dhe institucioneve përgjegjëse për realizimin e këtij segmenti që është pjesë e Korridorit VIII. Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudha Shqiptare, Ergys Verdho inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit, ku vijon ndërhyrja pas rrëshqitjes së masive të dherave, që prej javës së kaluar. Gjatë deklaratës për mediat, Kozeli bëri të ditur se punimet po vijojnë me ritme të përshpejtuara dhe se në terren po punohet 24 orë në 24, me mjete...
Burimi:
javanews.al