Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit. Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare. Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik. Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë...