Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!
Ambasada Amerikane ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit duke sjellë në kujtesë edhe historinë e veçantë të Shqipërisë dhe guximin e shqiptarëve të cilët i dhanë strehim hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një postim në rrjete sociale, Ambasada rikthekson përgjegjësinë e përbashkët për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje. “Siç ka thënë Sekretari Rubio, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi...
Burimi:
javanews.al